Aneksimi i Krimesë nga Ukraina prej Rusisë është një nga incidentet më të mëdha të viteve të fundit, e pasuar nga dënime botërore në formën e sanksioneve dhe nga shqetësimi për konflikt të armatosur.
Kjo ngre një pyetje të vështirë: A ia vlen Krimea? Në terma simbolikë, kjo është një humbje shumë e madhe. Gadishulli i Krimesë mban një vend të rëndësishëm në historinë e rajonit dhe paaftësia për ta parandaluar bashkimin e rajonit me Rusinë është një test serioz lidershipi për qeverinë e re ukrainase në Kiev.
Në terma praktikë, rëndësia e Krimesë për Ukrainën është më pak e qartë. Një artikull javën e shkuar, në “The Post”, theksoi se Krimea mund të përfundojë duke i kushtuar Rusisë më tepër sesa mund të duket. Dhe çfarë mund të humbasë vërtet Ukraina? Kjo skemë nga “The Post” e vendos çështjen në në perspektivë.

/Shekulli Online/