Categories
Lajme

Cilësia e shërbimeve, sekreti i popullaritetit të partisë së Erdoganit

Mbështetës dhe opozitarë të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi, kanë deklaruar se fitorja historike në këto zgjedhje e kësaj partie, i referohet cilësisë së shërbimeve që qeveria qendrore dhe ajo lokale i kanë ofruar popullit gjatë viteve të kaluara.
Menal Akin, një aktiviste kurde, pohon se qeveria ka bërë çështë e mundur për zgjidhjen e çështjes kurde, një nga çështjet më komplekse të Turqisë, por edhe rritja e nivelit ekonomik të vendit, ka ndikuar fuqishëm në rritjet e popullaritetit të partisë.
Gazetarja Golday Xhoshkon shprehet se kanë qenë shërbimet cilësore që komunat e udhëhequra nga partia për Drejtësi dhe Zhvillim, burimi kryesor i popullaritetit të partisë. E veçanta është se këto shërbime kanë përfshirë të gjithë shtresat e shoqërisë, ndërkohë që shekullaristët i trajtonin të tjerët me arrogancë dhe i privonin nga të drejtat e tyre. /ardhmeriaonline/

Exit mobile version