Lajmet e Televizionit Alsat M dhe televizionit Telma janë më të besueshmet në vend, kështu janë deklaruar shumica qytetarëve të anketuar në nivel republikan në anketën e realizuar nga Këshilli për Radiodifuzon të Maqedonisë .
Në pyetjen se në Lajmet e cilit TV në Maqedoni besoni më së shumti , shumica e të anke
tuarve ose 16.5 kanë deklaruar se i besojnë lajmeve të TV ALSAT M , ndërsa para Alsatit radhitet vetëm TV TELMA . Më pas vijnë TV Sitel, Kanal 5 , 24 Vesti, Alfa, MTV 1 dhe si e fundit për nga besueshmëria e pjesës informative radhitet MTV 2 me vetëm 2.1% besueshmëri.
Lajmeve të cilit televizion i’u besoni më së shumti?
Telma 18.6 %
Alsat-M 16.5 %
Sitel 15.4 %
Kanal 5 14.0 %
24 Vesti 12.0 %
Alfa 9.5 %
MTV 1 8.3 %
MTV 2 2.1 %
Asnjërës 2.8 %
Ndërkohë në pyetjen: ‘Në cilin televizioni më së shumti shihni program informativ – lajme?, prin TV Sitel me 24.1 për qind të të anketuarve, pason Kanal 5 me 16.2 për qind dhe Alsat-M, me 15.3 për qind.
Sitel 24.1 %
Kanal 5 16.1 %
Alsat-M 15.3 %
Telma 13.6 %
Alfa 9.8 %
MTV 1 9.7 %
24 vesti 8.5 %
MTV 2 2.1 %
Tjetër 0.8 %
Alsat-M gjithashtu radhitet lartë si televizioni më i dashur për shikuesit. Madje 13 % e të anketuarve janë deklaruar shikues besnik të ALSAT-M.
Sipas kualitetit të programit të përgjithshëm, cili televizion është më i dashur për ju?
Sitel 26.8 %
Kanal 5 17.5 %
Alsat-M 13.0 %
MTV 1 10.8 %
Telma 10.6 %
Alfa 9.2 %
24 Vesti 4.5 %
TV Due- Gostivar 1.1 %
MTV 2 1.1 %
Asnjëra 2.8 %
Nuke di 2.5 %
Në pyetjen se cilat emisione debative politike ju pëlqejnë më së shumti dhe në cilat TV i shifni ato? Paraqiten paqartësi duke pas parasysh në vendin e parë radhitet TV SITEl i cili nuk ka asnjë program debativ me 32.3 % për TV Sitel, pastaj pasojnë Kanal 5, MTV, të cilët gjithashtu nuk kanë në programet e saj emisione debative politike dhe më pas radhitet ALSAT M sërish me përqindje të madhe këtë herë me 30.6%. CDO i anketuar në këtë pyetje ka përzgjedh 3 TV.
Emisionet debative, politike
Sitel 32.3 %
Kanal 5 32.3 %
MTV 1 31.5 %
Alsat-M 30.6 %
Alfa 30.6 %
24 Vesti 14.5 %
Sitel 3 7.3 %
Telma 7.3 %
TV Koha 4.0 %
TV Star 2.4 %
TV Iris 2.4 %
MTV 2 2.4 %
Tjetër 2.4 %
Anketa është e realizuar nga Këshilli për radiodifuzion në periudhën prej 5 deri më 11 prill të këtij vite edhe atë përmes intervistave sy më sy me të anketuarit. Në anketë janë përfshirë gjithsej 1070 qytetarë nga mosha 18 vjeçare dhe më lartë.
Categories