Sulmuesi i Newcastle, Papiss Cissé, ka refuzuar të udhëtojë në turnen përgatitor të klubit të tij në Portugali, për shkak të sponsorit të ri të laraskave

Siç është bërë e ditur edhe më heret, kompania Wonga ofron kredi të vogla për afate të shkurtra, natyrisht, me interes të madh, ndërsa Cisses, si besimtarë musliman, i ndalohet promovimi i interesit (kamatës).

Kur Newcastle nënshkroi kontratën me kompaninë e përmendur, flitej se të gjithë futbollistët muslimanë (Tiote, Cissoko, Ben Arfa …) do të refuzojnë të mbajnë emrin e sponsorit të ri mbi fanellat e tyre.
Megjithatë, vetëm Cisse vendosi ta bojkotojë.

Përfaqësuesit e futbollistit, si dhe vet ai, me ditë të tëra kanë negociuar për një zgjidhje të mundshme me drejtuesit e Shoqatës së lojtarëve profesionistë dhe klubin, por nuk arritin të gjejnë zgjidhje.
Sulmuesi senegalez, për një kohë të caktuar do t’i kryej përgatitjet i ndarë nga futbollistët tjerë, në Angli, por ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë kur fillon sezoni.

Problem identik ka pasur edhe Frederik Kanute, kur për të njëjtin problem ka refuzuar të vesh fanellën e Seviles. Ndryshe nga Cisse, futbollisti nga Mali dhe klubi andaluzian kishin gjetur zgjidhje, që ai pjesën e parave që i takon atij t’ia dhuroj xhamisë në Sevila.