Humbja me Milanin dhe Real Madridin ka bërë që shumë njerëz të mendojnë se mos vallë është ky fundi i Barcelonës. Forma jo e mirë ë treguar në këto ndeshje vendimtare ka bën të mendohet se cila janë pikëpyetjet që kanë sjellur Barcelonën në këtë formë.
Dy janë më të rëndësishmet, mungesa e Tito Vilanovës si dhe mbrojtja aq jo stabile. Jo krejtë rastësisht me shkuarjen e Tito Vilanovës erdhën edhe humbjet dhe forma jo stabile.
Ardhja e Jordi Rourës asnjëherë nuk ka treguar ndonjë rezultat pozitiv. Në 11 ndeshjet e fundit Barcelona ka pranuar gol, statistikë që nuk i ka ndodhur me vite. Këtë problem Roura me taktikat e tij nuk po mundet ta pengoj.
Forma e dobët e Piques, vitet e Puyol janë dy faktorët që kanë sjellur këtë jo stabilitet. Kahje të keqe në lojë po i jep edhe pasiviteti i Fabregas i cili si duket është një mallkim për Barcelonën. Ish mesfushori i Arsenalit asesi nuk është kategori e Xavit dhe Iniestës duke qenë m i dobët në mesfushë.
Një përmbysje me Milanon do të thoshte rikthim për Barcelonën, ndërsa elminimi nga Liga e Kampionëve do të thoshte se Vilanova dhe Barcelona në verë kanë nevoj për revulucion ndryshimesh ne skuadër ose vërtet duhet të pajtohen me fundin e Barcelonës./Indeksonline/
Categories