Emra të mëdhenj në radhët e “kuq e zinjve” të udhëhequr nga një strateg i cili ka patur sukses edhe në arenën ndërkombëtare, njëherit duke patur mbështetjen e një super –sponsori (ECOLOG)që do ta dëshironte çdo klub nga ish-Jugosllavia, Dinamo, Hajduk, Partizan e Cervena Zvezda.
Ecolog e morri Shkëndijën disa ditë para fillimit të kampionatit.
Shkëndija ishte buzë shkatërrimit gjegjësisht ishte shkatërruar dhe askush nuk dëshironte që ta merrte në atë gjendje dhe sërish t’ia nis nga fillimi. Falë tifozëve të Shkëndijës (Ballistët), dhe gjithë sportdashësve, me një kampanjë të suksesshme jo vetëm në Tetovë, por edhe në Perëndim, arritën ta bindin, drejtuesit e “Ecolog” se ata janë të vetmit që këtë klub mund ta ngrinin dhe ta vendosin në rrugë të drejtë.
U bë organizimi i shpejtë, filluan bisedimet me futbollistët me ata që ishin të lirë në tregun e futbollit në Maqedoni, ku shumica e këtyre futbollistëve ishin të papërgatitur dhe kjo vërehet nga ndeshja në ndeshje ku shumica e tyre ankohen në lëndime, lëshojnë fushën dhe kanë ngërçe.
Përkundër këtyre problemeve, futbollistët e Shkëndijës bëjnë katër muaj që stërviten bashkë dhe si profesionist ata duhet të jen të rikthyer në formën e kushteve, duke potencuar me plotë përgjegjësi edhe kushtet që janë ofruar nga klubi forma e tyre duhet të ishte mbi nivel. Por për fat të keq ndodh e kundërta. Sportdashësit mund të kujtojnë në Tetovë një fitore të ëmbël të futbollistëve të tyre ndaj Vardarit i cili ka probleme të mëdha në relacionin trajner – futbollist.
Rrezikohet Shkëndija për të rënë nga kategoria e parë!
Rrezikohet edhe shumë edhe pse kampionati është i gjatë dhe ende një pjesë e saj është zhvilluar.
Të humbësh nga një skuadër amatore si Gorno Lisice në mes të Tetovës e cila gjendet edhe kah fundi i tabelës së klasifikimit, automatikisht Shkëndijën e nxjerrë në pozitën e autsajderit.
Duhet blerje në janar dhe i duhet dhënë kohë kompanisë “Ecolog”
Faza e sulmit është duke çaluar pasi sulmuesi Goran Maznov nuk është duke u treguar në formën e tij edhe pse trajneri Gjore Jovanovski, disa herë me radhë e ka lënë në fushë përkundër faktit që tifozët e kanë vërshëllyer. Ndërkohë kryesia dhe menaxhmenti sportiv duhet të në janar të hapin qesen dhe të blejnë futbollist në fazën e sulmit në rast se dëshirojnë që Shkëndija të mbetet në kategorinë e parë.
Fjala e Redaksisë
Ndërkohë tifozët dhe dashamirët e vërtet të sportit duhet të kenë durim dhe duhet të besojnë tek kompania “Ecolog” pasi vetëm emri i tyre do të sjellë stabilitet afatgjatë tek klubi që shumica e shqiptarëve në Maqedoni dëshirojnë ta shohin në arenën ndërkombëtare. /shqip.republika.mk/
EDITOR
11 years ago
previous article
Bomberi i Kinës: 26 gola në 30 ndeshje (VIDEO)
next article