Forumi Rinor Islam, në manifestimin tradicional për shënimin e Vitit të Ri të kalendarit hënor, pos dekorimit të nxënësve e studentëve të dalluar ndan edhe çmimin “Hafizi i ri i vitit”.

Ky çmim ndahet për hafizin ose hafizen më të re në moshë që ka arritur të mësojë përmendësh Kuranin Famëlartë.

Çmimi do të ndahet në manifestimin e Vitit të Ri, Hixhri 1445, që organizon Forumi Rinor Islam, në muajin tetor 2023.

Afati i fundit për aplikim: 15 tetor 2023

Për të dhëna të hollësishme mund të shkruani në e-mailin: info@fri.org.mk