Forumi Rinor Islam shpall konkursin për zgjedhjen e shkencëtarit të ri të vitit.

Ky çmim ndahet nga FRI për punën kërkimore-shkencore të shkencëtarëve të rinj në një fushë të caktuar, duke shërbyer si motivim për hulumtuesit e rinj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit” jepet si një mirënjohje shoqërore për arritje të veçanta në çdo fushë shoqërore apo shkencore.

Çmimi do të ndahet në manifestimin e Vitit të Ri Hixhri 1446, organizuar nga Forumi Rinor Islam, në nëntor 2024.

 

Afati i fundit për aplikim: 25 tetor 2024.

 

Më poshtë do të gjeni fletëaplikimin dhe udhëzuesin për këtë çmim.

FLETËAPLIKIMI 2024
UDHËZUESI 2024