Cristiano Ronaldo po shkëlqen këtë sezon. Ylli portugez e konfirmoi formën e mirë edhe ndaj Athletic Bilbaos mbrëmë, duke realizuar dy gola në fitoren 3:0.
Me këtë rast, sulmuesi i Real Madridit arriti në kuotën e 50 golave të shënuar në sezonin 2012/13.
Ish futbollisti i Sporting Lisbonës dhe Manchester Unitedit ka realizuar 31 gola në La Liga, 11 në Ligën e Kampionëve, 6 në Copa del Rey dhe 2 në Superkupën e Spanjës.
Portugezi ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit rresht në kampionatin spanjoll. Ai mbrëmë shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë. CR7 vërtetë nuk di të ndalet.
previous article
Myslimanët shqiptarë shpëtuan hebrenjtë nga nazistët (VIDEO publikuar nga mediet e huaja)
next article
Çfarë goli fenomenal nga Kanazawa (Video)
you might also like
LETËR NGUSHËLLIMI
2 days ago
FRI REALIZOI VIZITË NË KOMUNËN E SARAJIT
3 days ago