Categories
Lajme

Daçiç: Shqipëria para Serbisë në BE?! Serbët duhet të vetëvriten

Kryeministri serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Serbia duhet të hyjë në BE, pasi nëse mbetet jashtë bllokut, atëherë do e tejkalojë edhe Shqipëria, dhe kjo sipas tij nuk mund të ndodh.
Ai ka shtuar se, nëse kjo ndodh, serbët duhet të bëjnë vetëvrasje kolektive.
“Nëse Shqipëria na tejkalon në zhvillimin ekonomik, kjo do të thotë se ne si popull, duhet të kryejmë kolektivisht vetëvrasje”,  ka thënë kryeministri serb, duke shtuar se nuk ka gjë kundër Shqipërisë, por “ky vend gjithmonë ka qenë sinonim i standardit të dobët jetësor.”
Ai ka sqaruar për televizionin publik serb, se nuk ka asgjë kundër Shqipërisë, por duke folur mbi dobitë ekonomike që sjell anëtarësimi në Bashkimin Europian, shefi i ekzekutivit serb nënvizoi se shteti i tij është në avantazh të theksuar krahasuar me Shqipërinë. Në një analizë për televizionin publik Serb, Daçiç po ashtu vlerësoi se firmosja e marrëveshjes së Brukselit është vendim historik, por hodhi poshtë zërat se ai e ka shitur Kosovën në këmbim të marrjes së datës për fillimin e negociatave me BE-në. Sipas tij, me nënshkrimin e marrëveshjes Prishtinë- Beograd është shpëtuar “ajo çka mund të shpëtohej” dhe qëndrimi i një pjese të opinionit publik se “Kosova është shitur për hir të datës”, është farsë. Për Kryeministrin e Serbisë, hyrja në Bashkimin Europian është interes kombëtar e shtetëror i këtij shteti. “Ky popull duhet të jetojë më mirë, sepse Rusia është larg, sepse ne nuk mundemi vetëm, të rrethuar me NATO-n dhe BE-në dhe sepse nuk mund të kemi një të ardhme më të mirë jashtë integrimet”, deklaroi Daçiç. Sa i takon integrimit, ai në fund nuk e përjashtoi mundësinë që në negociatat me BE-në të paraqiten edhe kushte të reja për të marrë anëtarësimin dhe ndaj “duhet luajtur mirë loja”, përfundoi Daçiç.
/Shekulli Online/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version