Pyetje përmes facebookut: përshëndetje i nderuar, desha nji sqarim apo pergjigje nese ka mundesi .cili eshte dalimi ne mes zekatit dhe tvsh…..tatimin e vleres se shtuar flm (http://www.facebook.com/bashkim.aliu.50)
Bashkim Aliu
PËRGJIGJA: Esselamu alejkum. Së pari, më duhet të theksoj se për tu shpjeguar dallimet në mes Zeqatit dhe Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSH), duhet një studim i mirëfilltë i cili mund të përmblidhet në një libër komplet. Kjo nënkupton se në përgjigjet e kësaj natyre nuk mund të përmblidhen të gjitha dallimet. Ka shumë dallime dhe mund të thuhet bile se as që mund të krahasohen. Kanë përmbajtje dhe qëllim krejt të ndryshëm. Megjithatë, në vazhdim do të përmendi vetëm disa dallime, sa për ilustrim:
E para: Zeqati është adhurim fetar dhe është një nga shtyllat e Islamit, e nuk është thjesht vetëm tatim. Për atë, TVSH-ja u nënshtrohet modifikimeve si tatim, dhe mund edhe të hiqet, ndërkaq Zeqati nuk mund të modifikohet nga ana e njeriut, ngase është caktuar nga Allahu i Madhërishëm, dhe nuk mund të hiqet apo të anulohet përkohësisht nga ana e njeriut.
E dyta: Zeqati lidhet me limit, d.m.th. jepet zeqat nëse pasuria arrin limitin apo nisabin, që do të thotë se nëse pasuria jote është më pak se vlera e nisabit, nuk obligohesh me zeqat.
E treta: Zeqati jepet pasi të ketë kaluar një vit që pasuria është në pronësinë tënde, ashtu që nëse ke patur fjala vjen 10 mijë Euro, e pastaj kur vjen dhe mbushen një vit, ti ke vetëm 5 mijë Euro, zeqat jep për 5 mijë e jo për 10 mijë Euro, ngase një vit i kanë mbritur vetëm 5 mijë Euro.
E katra: Zeqati jepetn në lartësi prej 2,5%, normalisht duke patur parasyshë se ka edhe disa sasi tjera, varësisht prej llojit të objektit për të cilin jepet zeqat, ndërkaq TVSH është shumë më e lartë se kjo, edhe pse dallon varësisht prej vendeve.
E pesta: Ka disa lloje pasurishë për të cilat jepet zeqat, e nuk jepet zeqat në çdo pasuri, psh., nëse ke tre vetura nuk jep zeqat, nëse i ke për vete e jo për tregti, ndërkaq TVSH-në e paguan në çdo veturë që e blenë.
E gjashta:Zeqatin e jep i pasuri, ndërkaq i takon ta merr i varfuri. Kështu është shiquar në përgjithësi pa hyrë në detaje se kush është i varfuri të cilit i takon zeqati dhe cilat janë grupet tjera të cilëve u takon zeqati. Nga ana tjetër, TVSH-ja është një tatim që e paguajnë të gjithë sa herë që blejnë diçka, e jo një herë në vit…
Nëse tash analizohet TVSH-ja, do të kuptohen dallimet e mëdha, sepse TVSH-ja nuk ka limit prej ku duhet të fillosh ta japish dhe nuk është 2,5%, dhe as që është adhurim fetar, por është tatim që e ven shteti. Poashtu, jepet në çdo gjë dhe në çdo moment, edhe kur blen ne shitore diçka gjate gjithë kohës. Ajo është tatim që e ven shteti dhe duhet të paguhet.
Dhenia e TVSH-së nuk e pezullon zeqatin, por zeqati jepet pasi të hiqen edhe paratë që i jep për TVSH-në.
Categories