Në Danimarkë shfuqizohet ndalimi dhjetë vjeçar për punësimin e grave të mbuluara në zinxhirin e madh të supermarketeve “Dansk Supermarket”

Në marrjen e këtij vendim ka ndikuar bojkoti i grave të mbuluara.
Ndalimin për punësimin e grave të mbuluara e zbatonte kompania “Dansk Supermarket.” Për këtë veprim, kjo kompani ëshë kritikuar nga grupet e ndryshme brenda shoqërisë daneze.
Muslimanet, gratë që bartin shami, kanë ftuar konsumatorët t’i bojkotojnë supermarketet. Bojkoti ka dhënë rezultate, shitjet në supermarkete kanë rënë. Ndërkohë, kompania ka bërë të ditur shfuqizimin e ndalimit të punësimit të grave të mbuluara.
Komuna e Aarhus, e cila punon në projektin e përbashkët me kompaninë, njoftoi se është shumë e kënaqur me vendimin.

Pas këtij vendimi, kopania „Dansk Supermarket“ do të ketë mundësi t’i punësoj 50-60 për qind të grave të mbuluara.