Kemi dëgjuar shumë për dashurinë që ka robi për Zotin e tij. Për robërit e devotshëm të cilët për hir të dashurisë ndaj All-llahut, sakrifikuan veten e tyre në luftëra apo diçka tjetër. Po ashtu kemi lexuar në librin e All-llahut, Kur’anin dhe hadithet e Pejgamberit a.s., për vlerën e kësaj dashurie…
Mirëpo, në këtë temë do të mundohem që paraqesë një dashuri e cila ka vlerë më shumë se kjo. Për një dashuri të cilën nëse e fitojmë do të na duan të gjithë krijesat që gjenden në qiell e në tokë. Kjo është dashuria e All-llahut xh.sh., për robin e Tij.
Ndoshta ndokush do të habitet me këtë titull dhe mund të pyesë se si ka mundësi që kjo të jetë një dashuri më me vlerë, kur dihet se ne jemi krijuar të dobët dhe se All-llahu është Krijuesi ynë?
Mirëpo, kjo do të kuptohet pasi ta sqarojmë se si është kjo dashuri? Dhe çka na obligohet të bëjmë për të fituar këtë dashuri?
All-llahu xh.sh., e ka përmendur në një hadith kudsij: “Vërtetë All-llahu kur e donë një rob e thërret Xhibrilin dhe i thotë: Unë e dua filanin, andaj duaje edhe ti dhe Xhibrili e do atë. Pastaj Xhibrili thërret banorët e qiellit dhe iu thotë: All-llahu e donë filanin, andaj duajeni edhe ju e edhe ata e duan.”
Pra, a ka dashuri më të mirë se kjo??? A ka përgëzim më të mirë se ky???
All-llahut nuk po i mjafton vetëm dashuria e Tij ndaj robit, por po e tregon këtë dashuri edhe tek krijesat e qiellit dhe tokës… Po e do Xhibrili dhe të gjithë banorët e qiellit(Melaiket dhe Pejgamberët) dhe të gjithë banorët e tokës.
Gjithashtu, në një hadith kudsij thotë All-llahu: “All-llahu i thërret robërit e Tij në Xhenet: robi im shpresoi dhe kërkoi e për të është ajo që e shpresoi dhe kërkoi. Nuk më afrohet robi im me diçka që është më e dashur tek unë vetëm se me atë që e kam obliguar.”
Andaj, nëse dëshiron që të dojë All-llahu, kryej obligimet që ke ndaj Tij…
Po ashtu, ajo që e shtonë dashurinë e All-llahut ndaj robit të tij është kryerja e nafileve(vullnetareve). Thotë All-llahu në një hadith kudsij: ” Vazhdon robi im të më afrohet me nafile derisa ta dua atë…”
Mirëpo, a thua çka do të ndodh nëse na donë All-llahu?
Pejgamberi a.s., e përmend një hadith kudsij,ku thotë All-llahu xh.sh.: ” Kur unë e dua atë(robin), bëhem veshi i tij me të cilin ai dëgjon, syri i tij me të cilin ai shikon, dora e tij me të cilën ai mbahet, këmba e tij me të cilën ai ecën. Nëse ai më kërkon diçka, do t’ia japë atë, e nëse më kërkon ta mbroj, do ta mbroj atë.”
Prandaj, i nderuar vëlla dhe motër pse nuk vrapon ta arrish këtë gradë të dashurisë së All-llahut, me adhurime ndaj Tij dhe nënshtrim ndaj urdhrave të Tij?!
Nuk duhet që t’i kryejmë adhurimet ndaj All-llahut prej frikës ndaj dënimit të Tij me zjarrin e Xhehenemit, sepse frika prej vdekjes dhe dënimit të zjarrit të xhehenemit nuk ka varësi ndaj All-llahut. Por, arsyeja kryesore e tyre është dashuria e Tij. Ne nuk e adhurojmë Atë, prej frikës ndaj Tij, por e adhurojmë Atë sepse e ndiejmë kënaqësinë e adhurimit ndaj Tij dhe kërkojmë që ta fitojmë dashurin e Tij.
Mund të thuash, si mund ta dimë që All-llahu na donë neve?
I/e nderuar nëse All-llahu të falë mëkatet dhe të mëshiron, dije se Ai të donë. Në jemi njerëz dhe kur ta duam dikë e falim atë dhe ia mbulojmë gabimet. E si do të jetë All-llahu me të, kur vetë Ai i ka thënë Vetës: ”Zoti juaj ia obligoi vetes mëshirën” (El-En’am:54)
Mirëpo, si është e mundur që All-llahu të na dojë, ndërsa sprovat nuk po na ndalen?
Dije se mëshira e All-llahu dhe dashuria e Tij për neve e bënë që sprovat dhe fatkeqësitë të mos jenë tjetër vetëm se pastrim prej mëkateve që kem bërë. Të gjitha ato sprova janë pastrim të mëkateve dhe sqarim apo tërhiqje e vërejtjes ndaj neve, se nëse biem në mëkate ta dimë se All-llahu është pran nesh…
Ka thënë Pejgamberi a.s.: “Çdo gjë që e godet muslimanin, qoftë lodhje, sëmundje, gajle, brengë, cenim apo trishtim, madje edhe në gjemb që e sëmbon, me secilën prej këtyre Allahu ia fal mëkatet”.
Categories