Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam realizoi ligjëratë në qytetin e Gostivarit. Fillimisht të pranishmet i përshëndeti përgjegjësja e Departamentit të Femrës pranë FRI – së, Zubejda Murtezi e cila i njoftoi për veprimtarinë e organizatës dhe gjithashtu potencoi: “Shpresojmë që së shpejti do të aktivizohet edhe Departamenti i Femrës në Degën e Gostivarit, por për këtë na nevojiten femra me ambicje dhe qëllim të ngritjes së fjalës së Zotit në këtë rrethinë e ne jemi të hapur për të gjithë ata që duan të kontribojnë në veprimtarinë islame.”
Ligjëruese e kësaj ligjërate ishte teologeja e mirënjohur nga Tetova, Sumeje Peza me temën “Dashuria ndaj Allahut xh.sh”. “Nëse e duam Allahun, duhet ta pasojmë Atë, e nëse e pasojmë Atë, edhe Ai do të na dojë neve. Dashurinë ndaj Allahut duhet ta reflektojmë në përditshmërinë tonë duke bërë vepra me të cilat fitojmë kënaqësinë dhe dashurinë e Tij, dhe duke u larguar nga veprat e papëlqyera, e nëse duam ta dijmë sa na do Allahu neve duhet të shohim se me ç’punë na ka preokupuar”, ishin disa nga këshillat e thëna të kësaj ligjërate. Dhe në fund ato qe ishin prezente patën mundësi të parashtronin pyetje.
anigif