Categories
Lajme FRI

Dashuro!

Duaj mos urre;
Dashurinë me dashuri ti kthe;
Duaji më shumë se sa të duan;
Zemra dhimbjen e dashurisë s’ka forcë që ta bluan;
 
Sa poezi e rima janë bashkuar;
Për zemrat që fortë ishin dashuruar;
Por kur zemrat e dashuruara pamëshirshëm njëra-tjetrën e lëndojnë;
As rimat njëra-tjetrën s’duanë ta takojnë;
 
Po mirë, përse pas dashurisë ndarja?
Eh, se nga Zoti nuk kishte zbritur as mëshira e as falja;
Herët a vonë do të godet edhe ty dhimbja e dashurisë;
Nëse ata që i dashuron, s’i dashuron për hirë të Perëndisë!
Agron Islami

Exit mobile version