Categories
Lajme

Dautoglu: S’ka fjalë që e përshkruajnë mizorinë e regjimit sirian

Ministri i jashtëm Dautoglu, në llogarinë e tij në Tuitter, është shprehur se e gjitha bota nuk ka fjalë për ta përshkruar atë që po ngjet në Siri, duke lënë të nënkuptohen krimet mizore dhe torturat çnjerëzore të regjimit ndaj të burgosurve.
Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare, për hir të dinjitetit të saj, duhet të hedhë një hap nderi për hir të popullit sirian. Ai tha se konferenca e Gjenevës 2, synon që të fillohet një fazë tranzicioni për ti dhënë fund gjakderdhjes së popullit sirian dhe shpëtimin e tij por dhe të njerëzimit nga regjimi i Asad, i cili i ka përlyer duart me gjak. “Të gjithë ata që janë bërë pjesë e këtyre krimeve kundër njerëzimit dhe ata që kanë heshtur, do të gjykohen nga historia dhe ndërgjegjja njerëzore.” shtoi ai.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryeministri turk, Erdogan, i cili pasi ka mbërritur në Gjenevë, ka shprehur habi lidhur me mizorinë e regjimit sirian, pas publikimit të disa fotove të viktimave siriane të vdekur për shkak të torturave çnjerëzore. Ai bëri thirrje për ta ndalur dorën gjakatare të këtij regjimi, i cili deri tani ka vrarë mbi 150 mijë qytetarë sirianë. Erdogan shtoi se vetëm në Turqi janë vendosur mbi 700 mijë refugjatë dhe se vendi i tij do të jetë një portë e hapur për këta refugjatë. /ardhmerionline/

Exit mobile version