Categories
Lajme

David Cameron: Mishi hallall do të mbrohet në Britani të Madhe!

Kryeministri britanik David Cameron ka thënë se do të mbrojë mishin hallall në Britaninë e Madhe, dhe nuk do të ketë kufizime për therrjen e kafshëve sipas dispozitave fetare derisa ai ishte kryeministër, njofton Huffington Post.

Këtë deklaratë Cameron e ka dhënë në manifestimin „The Muslim News Awards for Excellence” në Londër.

Kjo deklaratë vjen pas nisjes së fushatës për ndalimin e therrjes së kafshëve sipas dispozitave fetare nga disa qarqe në Britani, sipas modelit të ndalimit e cila kohëve të fundit është miratuar në Danimarkë.

“Së shpejti do të shërbehet ushqimi dhe të gjithë mund të hani. Më lejoni të jem absolutisht i qartë, përderisa unë jam kryeministër i këtij vendi hallalli do të jetë i mbrojtur në Britani të Madhe”, u tha David Cameron muslimanëve të ftuar në manifestimin e përmendur.
Në anën tjetër, në Francë, Le Pen, ka paralajmëruar se në shujtat shkollore nuk do të ketë më ushqim pa mish derri.
Kuzhinat e shkollave në qytetet franceze ku ka fituar Partia franceze e të djathtës ekstreme anti-emigrante, Fronti Kombëtar, nuk do të ofrojnë ushqim pa mish derri për fëmijët muslimanë dhe hebrenj.
“Nuk do të pranojmë kërkesa të besimeve fetar në menynë e shkollës. Nuk ka arsye që religjioni të hyjë në sferën publike, ky është ligj”, ka thënë Le Pen për radion RTL.

Në Francë ka pasur vazhdimisht debat për shkollat që zëvendësojnë ushqimin me mish deri për fëmijët muslimanë dhe hebrenj. Disa nga të zgjedhurit e Frontit Kombëtar janë ankuar se në qytetet e tyre ka shumë dyqane hallall.

Exit mobile version