Categories
Lajme

Davutoglu me plan veprimi për Mianmarin

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu ka propozuar një plan veprimi për Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, për të përmirësuar gjendjen humanitare në Mianmar.
Davutoglu , i cili vizitoi dje Mianmarin, u takua me homologun e tij Wunna Maung Lwin, dhe i paraqiti atij një plan për krijimin e një mekanizmi të dialogut në mes të qeverisë vendore dhe komunitetit mysliman Rohingya. Davutogu propozoi që OBI-ja të ndërmjetësoj dialogun, dhe nuk përjashtoi mundësinë që Turqia të jetë një ndër negociatorët.
OBI është organizata e dytë më e madhe ndërqeveritare pas Kombeve të Bashkuara , me një anëtarësi prej 57 shteteve , duke përfshirë edhe Turqinë.
Davutoglu tha se plani shqyrton mundësinë e krijimit të një konference ndërkombëtare për dialog mes myslimanëve dhe budistëve, e që do të shërbente si një platformë për përmirësimin e marëdhënieve.
Qeveria budiste e Mianmarit ka kohë që po persekuton komunitetin mysliman Rohingya, duke u mohuar të drejtën e shtetësisë, por edhe të drejtën e pronës, shkollimit dhe të drejtat e tjera themelore. Dhuna budiste mbi myslimanët ka lënë mijëra të vdekur dhe ka zhvendosur miliona të tjerë, duke shkaktuar një ndër krizat më të mëdha humanitare. /mesazhi/

Exit mobile version