Categories
Lajme FRI

'Erdhi Ahmet Davutogllu shkupjani!' Vizitë Çarshisë së Vjetër të Shkupit, xhamisë… (VIDEO)

Davutogllu: Asnjë forcë nuk mund ta ndajë Stambollin nga Shkupi! Mos harroni asnjëherë se keni nga mbrapa 77 milion vëllezër! Rexhep Murati i cili jeton në Shkup. Murati pasi ka parë Davutoglu është vërejtur se nuk ka mundur të mbajë dot lotët…
Kryeministri i Turqisë Davutoglu, në vizitën e tij në Çarshinë Turke të Shkupit,  u prit me lot gëzimi nga bashkatdhetarët e tij.
Kryeministri i Turqisë Davutollu, në vizitën e tij në Çarshinë Turke të Shkupit, u prit me lot gëzimi nga bashkatdhetarët e tij.
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutollu, në vizitën e tij në Çarshinë Turke të Shkupit, kryeqytetin e Maqedonisë, u prit me lot gëzimi nga bashkatdhetarët e tij.
Davutollu, në kuadër të vizitës së tij në Shkup pas konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Maqedonisë Gruevski, vizitoi Çarshinë e Shkupit, që ndodhet në qendër të qytetit.
Këtu Davutollu në fillim vizitoi Xhaminë e Murat Pashës dhe iu drejtua bashkatdhetarëve me këto fjalë: “edhe pse me trup ndodhem në Ankara, me shpirt gjithmonë jam në Maqedoni, në Bosnje në të gjithë rajonin (tokën) Rumeli”.
“Problemet tuaja janë problemet tona. Nëse në këmbën tuaj ngulet një gjemb, në shpirtin tonë ngulet një thikë. Nëse këtu lëviz një guralec i vogël duke rënë poshtë nga xhamitë, kujtim i paraardhësve tanë, në botën tonë do të ishte një tërmet i madh. Një gjë duhet të dini që çdo kush prej jush ka ndoshta detyrën më të madhe dhe të shenjtë të jetojë dhe të përjetojë traditat, fenë tuaj në mënyrë të ndershme dhe në paqe, dhe ai është nën garancinë tonë. Qeveria e Republikës së Turqisë kurrë nuk ju ka lënë vetëm”u shpreh Davutollu.
Duke u shprehur se asnjëherë nuk është larguar nga Shkupi pa u përshëndetur me turqit që jetojnë aty Davutollu tha se “Edhe pse kohën e kam të pakët në këtë vizitë zyrtare nuk doja të largohesha pa u përshëndetur me ju”.
Davutollu pasi u shpreh se në vizitën e ardhshme të tij do të zhvillojë takime më të gjera theksoi se: “Këto toka janë vende të besuara, edhe vende ku shpirti ynë prehet në paqe”.

– “Asnjë forcë nuk mund ta ndajë Stambollin nga Shkupi”
Davutollu duke shpjeguar se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Maqedonisë janë shumë të mira, theksoi se në 4 muajt e fundit janë zhvilluar shumë takime të ndërsjella mes dy vendeve. Davutollu cilësoi se mjafton të na ftoni dhe ne nuk do t’ju lëmë bosh asnjëherë, dhe asnjë forcë nuk mund ta ndajë Stambollin nga Shkupi. Davutollu gjithashtu u shpreh se “Asnjëherë mos harroni se mbrapa keni 77 milion vëllezër. Nuk jeni pa mbështetje dhe njeri pa njeri.
– “Erdhi Ahmet shkupjani”
Davutollu gjithashtu duke iu drejtuar bashkatdhetarëve iu ka thënë që ti përcjellin të falat familjarëve të tyre dhe ti thoni se “Erdhi Ahmet shkupjani, dhe jo Ahmeti nga Konja”. Davutollu pas fjalimit ka dalë nga xhamia dhe është pritur nga qytetarët me dashuri, ku shumë qytetarë kanë treguar një interes për të biseduar me të dhe për të dalë në fotografi.
Në mes të atyre që e kanë pritur Kryeministrin Davutollu ka qenë edhe 91-vjeçari Rexhep Murati, i cili jeton në Shkup. Murati pasi e ka parë Davutollu nuk ka mundur ti mbajë dot lotët. Kryeministri Davutollu pasi ka biseduar me Muratin i ka dhënë fjalën atij se në vizitën e ardhshme do ta vizitojë atë në shtëpinë e tij. Davutollu pas vizitës në çarshi bisedoi me qytetarët dhe doli në fotografi me ata.

Exit mobile version