Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu tha në një aktivitet organizuar në qytetin Koxhaeli se Turqia do të bëjë atë që i takon për një regjim të qëndrueshëm në Ballkan, Lindjen e Mesme, Kaukaz dhe Azinë Qendrore.
Ahmet Davutollu mori pjesë në konferencën e organizuar në qytetin Koxhaeli me temë “Restaurimi i Madh dhe Ngritja e Turqisë”.
“Do të bëjmë çfarë nevojitet për të pasur një regjim të qëndrueshëm në Ballkan, Lindjen e Mesme, Kaukaz dhe në Azinë Qendrore. Horizontet e këtij vendi do ti përhapim në çdo vend të botës ku do të jetë e nevojshme. Duke u përqafuar me të gjithë ata me të cilët ndajmë të njëjtën histori do të jemi flamurtar të një regjimi të ri jo vetëm në rajonet tona përreth, jo vetëm në sistemin tonë të brendshëm, por të një sistemi të ri të drejtë dhe ndërkombëtar”, tha Davutollu.
“Kufijtë tanë politikë do të mbeten konstant, por kufijtë ekonomikë do ti zgjerojmë. Në të kundërt është vetëm iluzion hyrja në dhjetëshen e ekonomive më të mëdha të botës”, cilësoi shefi i diplomacisë turke./trt/
Categories