Categories
Lajme FRI

De Biasi “katenaço” ndaj Norvegjisë

Mesfushori Migjen Basha ka marrë përgjigje pozitive dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës me Norvegjinë.
Ky fakt nuk ka gëzuar vetëm Migjenin, dhe De Biazin, por mbarë tifozerinë shqiptare. Lajmi se do të ketë në dispozicion shërbimet e mesfushorit e ka kënaqur pa masë teknikun De Biasi, por në të njëjtën kohë prania e Bashës i ka hapur shumë punë italianit, i cili ka në plan ta aktivizojë që nga minuta e parë kundër Norvegjisë.
Gjatë seancave stërvitore mesfushori është parë të aktivizohet përpara katër mbrojtësve, ku dhe ka bindur me paraqitjen e tij.
Ndonëse tekniku italian nuk ka vendosur ende të përcaktojë lojtarët me të cilët do të formojë skuadrën që do të përballet me Gjeorgjinë, në sy binte fakti që mesfushorët Meha dhe Vila nuk bënin pjesë në skuadrën e titullarëve.
Tekniku italian i ka kushtuar shumë vëmendje lojës fizike të norvegjezëve, prandaj ka menduar t’i presë ata me forca të shumta në mesfushë, duke i neutralizuar sulmet e tyre aty. Çanit do t’i duhet që përveçse të ndihmojë Salihin në të majtë të sulmit, të kthehet të ndihmojë shokët e skuadrës teksa mbrohen.
Kështu, kur topi të jetë në këmbët e norvegjezëve, Çani do të pozicionohet në mesfushë, ku do të luftojë për topin e parë. Deri në këto momente De Biasi ka zgjidhur vetëm problemin e sulmit.
Mesfusha është reparti që italianit i duhet ta blindojë, por nuk ka menduar ende se si do të rreshtohet ajo. Numri 1 i bankinës kuqezi po bën eksperimente të ndryshme, në mënyrë që të gjejë formulën perfektë.
Gjatë seancës së djeshme, në skuadrën e titullarëve në mesfushë, u provuan disa lojtarë në krah të Bashës si: Lila, Roshi, Vila, Meha etj.
Gjithsesi, italiani ka mjaft alternativa dhe mjaftueshëm kohë në dispozicion për të bërë përzgjedhjet e duhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version