Kuvendi u hap me lexim Kurani dhe vazhdoi me fjalim rasti nga nënkryetari i Forumit Rinor Islam në nivel qendror, Berat Limani, si dhe Milazim Mustafa, në cilësinë e kryetarit të Sh.E. “Vllaznia”, të cilët përgëzuan degën e Kumanovës për gatishmërinë e treguar për të qenë afër popullatës kumanovare me aktivitetet e realizuara përgjatë kësaj periudhe njëvjeçare. 

Më pas, kryetari i kuvendit, Valon Elezi, i dha fjalën kryetarit të degës, Liridon Ismailit, për të bërë raportimin e përgjithshëm dhe më pas edhe atë financiar të aktiviteteve.

Në fund u hap diskutim rreth aktiviteteve të përshkruara në raport dhe aktiviteteve të mundshme, në përiudhën në vazhdim.

anigif