Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi për të dhjetën herë me rradhë kuvendin vjetor raportues në Info Qendrën FRI – Shkup.
Kuvendi filloi me leximin e disa ajeteve nga Kurani Fisnik, ndërsa të pranishmit me fjalë rasti i përshëndetën kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani dhe ishkryetari Fevzi Musliu të cilët përgëzuan degën për aktivitet e shumta të realizuara duke shpresuar që të vazhdohet edhe më frytshëm në vitin që vjen.
Më pas nën udhëheqjen e kryetarit të kuvendit, Burhanedin Nuhiju u bë përzgjedhja e komisionit tre anëtarësh të këtij kuvendi.
Para kuvendarëve/reve dhe mysafirëve kryetari i Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa prezantoi raportin e aktiviteteve të realizuara gjatë vitit 2017 nga Dega Shkup. Më pas u bë prezantimi i raportit finansiar, raporte këto për të cilat kishte hapësira debatimi dhe të cilat u miratuan edhe nga kuvendarët. Në fund kryetari paraqiti edhe kalendarin e aktiviteteve që planifikohen të realizohen përgjatë vitit 2018 nga Dega Shkup dhe departamentet në kuadër të kësaj dege.
EDITOR
7 years ago
you might also like
RIFILLON PROJEKTI “EUREKA” NË SHKUP DHE KËRÇOVË
2 hours ago
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
4 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
4 days ago