Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë në bashkëpunim me Departamentin e Femrës me rastin e 3 dhjetorit, ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta realizuan një vizitë në shkollën fillore “Liria” në Tetovë.

U vizituan nxënësit që ndjekin mësimet në paralelen me nevoja të veçanta dhe iu dhuruan dhurata modeste nga ana e FRI – së. Ky aktivitet u mirëprit edhe nga nxënësit e kësaj paralele, disa prej të cilëve recituan edhe poezi. Përndyshe kjo është vizita e parë e nxënësve të kësaj paralele që realizon FRI – Dega Tetovë.

anigif