Categories
Lajme FRI

Degën e FRI-së në Shkup e vizituan nxënësit e kurseve të Asociacionit për Afirmimin e Gruas

Në hapësirat e FRI-së ishin në vizitë nxënësit e kurseve të fundjavës pranë Asociacionit për Afirmimin e Gruas. Fëmijët u mirëpritën nga disa anëtar të kryesisë së degës dhe mes tyre ishte edhe kryetari i FRI – Dega Shkup.

Fëmijëve iu bë një përshkrim i shkurtër rreth aktiviteteve që i realizon kjo organizatë, fjalë rasti kishte kryetari i FRI – Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa, i cili mes tjerash veçoi “Ndjehem i gëzuar që sot i hapët dyert e FRI-së ju fëmijët të cilët pas disa viteve do të jeni edhe bartësit e aktivitetetve të cilët do ti realizoni në këto hapësira dhe për këtë shoqëri”. Pas fjalimit fëmijët kishin mundësinë për t’i vizituar zyrat dhe hapësirat e FRI-së. Fëmijët poashtu parashtruan pyetje të ndryshme rreth organizatës dhe u këmbyen biseda të këndshme.

Exit mobile version