Categories
Lajme

Deklarata e Erdoganit vazhdon të bëjë “probleme”

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka anuluar samitin trepalësh të Serbisë, Turqisë dhe Bosnjës, i cili është dashur të mbahet këtë muaj në Beograd, shkruan e përditshmja serbe “Danas”.
Sipas burimit të njëjtë, Nikolliq ka qëndruar pas deklaratës së tij se do të anulojë pjesëmarrjen në nismën trepalëshe, nëse kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, nuk kërkon falje për deklaratën: “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”.
Pavarësisht anulimit të samitit, burime diplomatike kanë thënë për mediat turke se “mekanizmi trepalësh është në fuqi dhe funksionon”. /REL/

Exit mobile version