Categories
Lajme

Deklaratë e Dijetarëve të Egjiptit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Allahu xh.sh ka marrë nga dijetarët besën që të ua sqarojnë njerëzve të vërtetën dhe të mos e fshehin atë, dhe që të jenë kandil të udhëzimit duke ua sqaruar njerëzve të drejtën pa anuar aspak dhe pa ua shmangur asaj aspak.
Ndërsa ajo me të cilën më së shumti është sprovuar umeti mysliman, këtyre ditëve, është pikërisht ekzistimi i disa udhëheqësve që fshihen pas dyfytyrësisë, dhe që po udhëheqin me padrejtësi dhe me përçarje. Ata po ashtu janë duke e luftuar të vërtetën, drejtësinë dhe çdo kënd që po mundohet të veprojë ashtu siç kërkohet prej tij nga ana e Islamit. Këta udhëheqës janë pozicionuar në anën e së keqes dhe së ligës dhe janë duke e ndihmuar përhapjen e saj, ata janë bërë bashkë me armiqtë e Islamit dhe të myslimanëve duke u munduar kështu që të shuajnë krenarinë e saj dhe të shuajnë çdo gjë që ndërlidhet me Islamin e mirëfilltë dhe të pastër.
Emiratet e Bashkuara Arabe, edhe pse është e njohur për shumë kënd si një vend që ka dhënë kontribut të madh, është e sprovuar nga ana e Allahut xh.sh me udhëheqës të cilët janë duke e trajtuar popullin e tyre me dhunë dhe terror të tepruar duke e quar kështu vendin në një humnerë të madhe.
Udhëheqësit e tyre bënë arrestime, ata i kanë mbushur burgjet duke ia mundësuar armiqve të Islamit ti keqtrajtojnë bijtë tanë.
Ata ndihmuan dhe po ndihmojnë me miliona dollarë ushtarët francez në luftën në Mali duke vrarë me mijëra mysliman. Po ashtu duart e tyre të pista ishin të zgjatura edhe në Tunizi dhe në Libi duke krijuar pasiguri. Emiratet janë kanë derdhur miliona duke u munduar për t’ua mundësuar që të vijnë në pushtet armiqtë e Islamit myslimanëve dhe tërë këtë e bëjnë me pasurinë që Allahu xh.sh. Andaj janë duke e keqpërdorur këtë gjë dhe janë duke e shpenzuar pasurinë në përhapjen e së keqes dhe së ligës.
Në Egjipt shkatërruan sistemin që erdhi në qeverisje nga shumica e popullatës me zgjedhje të lira dhe demokratike. Emiratet e Bashkuara Arabe, u vunë në sulm dhe kundërvënie ndaj tij sa që prijësi i tyre kishte deklaruar se është në gjendje që të shpenzojë edhe dinarin e fundit nga arkat e shtetit vetëm e vetëm që ta rrëzojnë Dr.Mursin. Ata me pasuritë e tyre arritën që të blejnë dhe të paguajnë ngritjen e kurtheve që të arrijnë rrëzimin e tij. Këtë e arritën me anë të puçit ushtarak duke e shembur dhe shkatërruar kështu revolucionin e begatshëm të Janarit.
Ata bartin përgjegjësinë para Allahut xh.sh për çdo pikë gjaku të derdhur, dhe gjithë ata shpirta që u vranë dhe për gjendjën në të cilën ka ardhur Egjipti në ditët e sotme duke bërë përçarje dhe duke futur armiqësi ndërmjet tyre.
Si pasoj e kësaj janë vrarë mbi 5000, ndërsa të plagosurit arrijnë 18.000, e të arrestuarit mbi 20.000, ndërsa ata të cilët janë përballur me regjimin as që nuk mund të numërohen. E mbi të gjitha kanë arritur që Egjipt ta sjellin në një gjendje shumë të rëndë ekonomike dhe shoqërore duke arritur kështu që ti bëjnë shërbimin më të madh pushtuesit sionistë.
Dijetarët e Ehli-Sunetit të Egjiptit deklarojnë me çdo përgjegjësi se regjimi i Emirateve është një regjim i ngritur kundër udhëzimeve të Allahut xh.sh ndaj kërkojmë prej çdo myslimani sanksionimin e tyre si vijon:
Lutje kundër regjimit të Emirateve dhe kundër të gjithë atyre që bashkëpunojnë me regjimet e tyre, dhe të atyre që ndihmojnë në këtë. Këto lutje le ti bëjnë gjatë namazeve të tyre dhe gjatë kohëve në të cilat lutja është e pranuar.
Mos përdorimi i udhëtimeve për në Emirate dhe të mos i përdorin aeroplanët dhe aeroportet e tyre vetëm se në raste të domosdoshme dhe këtë le ta bëjnë në mënyrë sa më të pakët të mundshme.
Bojkotimi i planeve, projekteve dhe prodhimeve të tyre duke bërë edhe thirrje për këtë gjë.
Njerëzit e ndershëm që jetojnë në Emirate që të ngrihen kundër pushtetarëve në mënyrë që të mund të i ndalojnë nga veprimet e tyre dhe të bëhet përpjekje që në çdo mënyrë të mund të lirohen dijetarët të cilët padrejtësisht janë të arrestuar dhe po mbahen nëpër burgje.
Sqarimi i padrejtësive të tyre dhe rreziku që po ia kanosin Islamit dhe myslimanëve nga ta si nga marrëveshjet dhe bizneset dëmtuese që vijn nga ta
Organizatat për të drejtat e njeriut ta njoftojn opinionin për shkeljen flagrante të të drejtave te njeriut në Emirate
Thirrja e popullatës të ngrihen kundër tyre dhe të bëhet themelimi i një gjykate që do të merret me gjykimin e tyre në pajtueshmëri të plotë me ligjet botërore./Mesazhi/

Exit mobile version