Vlerësimi i atyre që me punën, përkushtimin dhe veprat e tyre kanë lënë gjurmë në shoqëri, zuri një vend të veçantë në manifestimin tradicional “Në gjurmët e më të mirëve”.
Forumi Rinor Islam ndau mirënjohje për personalitete dhe institucione të dalluara në fusha të ndryshme:
- Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore – për kontributin në fuqizimin e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik.
- Prof. Dr. Galip Veliu (post mortem) – për trashëgiminë e çmuar shkencore, akademike dhe arsimore.
- Arsimtarja Nurie Kadriu – për përkushtimin shumëvjeçar në arsim, edukim dhe veprimtari shoqërore.
- Teologu Ferit Zeqiri – për mbështetjen e vazhdueshme të projekteve edukative dhe bursave studentore të FRI-së.
- KF “Shkëndija Haraçinë 77” – për arritjet në sport dhe përfaqësimin dinjitoz të komunitetit.
Dekoratat u ndanë nga kryetari i Forumit Rinor Islam, Abdulhamid Mustafa, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe arritjet e të dekoruarve.
Përmes këtyre vlerësimeve, FRI përcolli mesazhin se çdo vepër e mirë, çdo përkushtim dhe çdo kontribut në shërbim të shoqërisë meriton të njihet dhe të vlerësohet.
Shkup, 22 tetor 2026





