Ashtu sic kishte premtuar, Samsung hodhi në treg modelin e ri të Galaxy S4, të cilin e pagëzoi si “telefoni i aventurave”.
“Galaxy S4 Active” thuhet në njoftimin e kompanisë, është rezistenc ndaj ujit, pluhurave madje edhe ndaj goditjeve të forta. Modeli është projektuar për shumë prindër që dëshirojnë t’ua lënë në dorë fëmijëve të tyre telefonin duke mos patur merak që aparati do të prishet.
Telefoni mund të qendrojë deri në 30 minuta nën ujë pa e gjetur gjë, ndërsa mund të shkrepen edhe foto apo video me kamerën e tij, gjithashtu rezistence ndaj ujit.
Sa për sistemin, S4 Active ka të njëjtat parametra si S4, por me ndryshimin e vetëm se ofrohet vetëm në versionin 16 gb për memorien e brendshme të tij.
Samsung njoftoi daljen e këtij modeli të S4 që në muajin maj, pak ditë pasi kishte hedhur në treg S4 standard, ndërsa që nga fillimi i korrikut, “Active” ka mbërritur në Europë dhe cmimi i tij është 555 euro./TCH
EDITOR
11 years ago