Me urdhër të presidentit Muhamed Mursi, një delegacion diplomatik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit ka shkuar për ta vizituar të burgosurin e fundit egjiptian në Guantanamo, i cili ka kaluar në Guantanamo 12 vite.
Takimi i delegacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit me shtetasin egjiptian të burgosur në Guantanamo Tarik es-Sevah, zgjati dy orë, ku u bisedua me të për gjendjen e tij shëndetësore dhe kushtet në këtë burg. Më pas, një përfaqësues i delegacionit kontaktoi me familjen e të burgosurit dhe e informoi për gjendjen e tij. Ky hap është ndërmarrë nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, me insturksione të drejpërdrejta nga ana e presidentit Mursi, me qëllim që t’u ofrohen shërbime të nevojshme të burgosruve jashtë Egjiptit, duke e përfshi këtu edhe Guantanamon.
Kjo është hera e parë që nga hapja e këtij burgu, që një delegacion shtetëror egjiptian i viziton të burgosurit në këtë burg dhe në vendet tjera jashtë Egjiptit.
Kjo është një nga rezultatet e ekzistimit të një kryetari si Muhamed Mursi në krye të Egjiptit, i cili është edukuar në frymën e parimit:”Kush nuk interesohet për gjendjen e muslimanëve, nuk është në rrugën e tyre”.
Categories