Familjarë të viktimave të anijes Mavi Marmara, kanë deklaruar se dëmshpërblimet që Izraeli do u paguajë atyre, do të dhurohen për popullin palestinez, sidomos atë të Gazzës.
Harun Akturuk, një nga të afërmit e dëshmorit Xhinkiz Sunxhur, u shpreh se përderisa vazhdon bllokada ndaj popullit të Gazzës dhe përderisa xhamia Aksa është marrë peng, nuk u interesojnë dëmshpërblimet monetare. Këto para nuk janë tonat, por të familjeve të Gazzës. Ne do ua dhurojmë atyre të gjithë shumën që Izraeli për ne – tha ai.
Kurse njëri nga aktivistët në flotën e Lirisë, Muhamed Jelderim, u shpreh se fakti që Izraeli kërkoi falje, është një fitore e madhe për Turqinë. Ai thotë se është hera e parë që Izraeli detyrohet dhe kërkon falje për krimet që ka bërë në gjithë historinë e tij. “Ne lundronim në ujëra ndërkombëtare dhe nuk ishim në ujërat e Izraelit. Na sulmuan edhe pse ishim të paarmatosur, duke lënë nëntë të vrarë nga shokët e mi, ndërkohë që të plagosurit ishin 54. Ne nuk heqim dorë nga padia që kemi ngritur kundër Izraelit, edhe pse kërkoi falje. Përderisa Izraeli kërkoi falje, tani duhet të hapë rrugën detare për familjet e viktimave dhe të gjithë atyre që duan të shkojnë në vendin e incidentit dhe në Gazza. Ne duhet të shkojmë sërish në Palestinë nga deti.” u shpreh ai. /ardhmeriaonline
Categories