Departamenti amerikan i Shtetit ka nderuar 10 gra nga e gjithë bota për avokimin e të drejtave të grave në vendet e tyre. E veçanta e këtij çmimi eshte se tri nga këto gra vijnë nga vendet myslimane.
Çmimi Ndërkombëtar i Kurajos për Gratë, i themeluar në vitin 2007, nderon gratë dhe i jepet veçanërisht atyre që rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur të tjerat.
“Ky çmim nuk është vetëm për ne, ky çmim eshte për të gjithë ju, nga Lindja në Perëndim, veriu në jug, për ato gra që janë duke luftuar,” tha fituesja e çmimit Nadia Sharmeen, një gazetare nga Bangladeshi e cila ishte në shënjestër nga organizatat fundamentaliste. “Ky çmim është vetëm fillimi.”
Përkundër kritikave dhe kërcënimeve, duhet të përcaktohen të drejtat e grave, tha ajo. Nëse ne do të heqim dorë, ata do të na ndjekin për të na e ulur moralin. Ne do të donim të premtojmë se do ta vazhdojmë betejën tonë kundër çdo padrejtësie në jetën tonë, “tha ajo.
Avokatja siriane për të drejtat e grave Majd Chourbaji gjithashtu mori një çmim. Chourbaji u arrestua në vitin 2012 për shkak se kishte protestuar kundër Presidentit sirian Bashar al-Asad.
Chourbaji, burri i së cilës vdiq pasi u torturua nga regjimi i Asadit, iku në Liban pas lirimit të saj, ku ajo ka qenë e e angazhuar për të ndihmuar gratë refugjate.
“Ky çmim është një mundësi për ne për të nxjerrë në pah arritjet në komunitetet ku gratë janë të shtypura,” tha zëvendës zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf.
Fituse tjetër e çmimit është pilotja e forcave ajrore te Afganistanit, Niloofar Rahmani.
Ne mesin e grave te nderuara ishte edhe gazetarja shqiptare, kryeredaktore e Gazetes Zeri, Arbana Xharra. /mesazhi/
EDITOR
10 years ago
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago