Departamenti i edukimit pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup filloi me seminaret mujore me aktivistë dhe anëtarë të kësaj dege.
Seminari i parë për këtë vit akademik u realizua me rreth 50 pjesëmarrës djem dhe vajza. Fillimisht u lexuan disa ajete nga Kurani Fisnik, e më pas të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti kryetari i Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, njëkohësisht edhe përgjegjës i Departamentit të edukimit, Abdulhamid Mustafa.
Në këto seminare do të shtjellohen disa vlera, e si fillim u ligjëruan vlerat besimi dhe përpikshmëria. Në ligjëratën e parë me temë “Besimi” ligjëroi hoxhë Hasan Baftijari ndërkaq pas një pauze vijoi edhe ligjërata e dytë nga hoxhë Fevzi Musliu me temë “Përpikshmëria, karakteristikë e të riut musliman bashkëkohor”. Kryesisht u fol për rëndësinë e posedimit të këtyre vlerave në raport me Zotin, me veten dhe me shoqërinë. Muajt në vijim do të vazhdohet realizimi edhe i disa seminareve me vlera të ndryshme.
EDITOR
6 years ago
previous article
Hoxhë Omer Dauti ligjëratë në Tetovë
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
18 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
18 hours ago