Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup realizoi kamping dimëror në Kodrën e Diellit, në Tetovë.
Pjesëmarrëse në këtë kamping i cili zgjati dy ditë ishin anëtare dhe aktiviste të kësaj organizate. Përveç aktiviteteve të lira pjesë e kampingut ishte edhe një ligjëratë të cilën e ligjëroi teologeja Esma Sherifi Kurti.
Përgjegjësja e Departamentit të Femrës pranë FRI – së, Dega Shkup, Isra Sherifi i përshëndeti pjesëmarrëset me një fjalim duke theksuar qëllimet e kampingut. Përveç qëllimit rekreativ, ky kamping kishte edhe qëllime edukative si dhe të afrimit dhe njohjes së aktivisteve dhe anëtareve mes vete.
EDITOR
8 years ago
previous article