Filloi kursi i fikhut që organizon Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, në hapësirat e Info Qendrës së FRI-së, që në plan është të mbahet çdo të shtune prej ora 14.00.
Fillimisht kursi u hap me një fjalë rasti nga përgjegjësja e Departamentit të Femrës në Degën e Shkupit, Isra Sherifi.
Në vazhdim mori fjalën teologe Esma Sherifi Kurti, ku foli rreth qëllimit të kursit si: “Fikh do të thotë Jurisprudencë për gjërat praktike që janë statike e të pandryshuara…”, nga e cila teologe edhe do të zhvillohen temat e parapara gjatë këtij kursi.
Ndërsa, kursi i fikhut planifikohet të mbarojë pas tre muajve.