Pas një pushimi Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup vazhdon me realizimin e ligjëratave dyjavore. Ligjëratat në fjalë realizohen çdo të dytën javë, në Shkup, në Info – Qendrën FRI.
Teologeja Sumeje Peza ishte ligjëruese e ligjëratës së rradhës me temë “Modestia, kurorë e besimtares”. Para pjesëmarresve teologeja përmendi se feja islame nxit për moral të bukur, e si shembull më të mirë përmendi njeriun më modest që ka shkelur mbi tokë, Muhamed Mustafanë, i cili me thjeshtësinë, modestinë dhe moralin e lartë që e posedonte Allahu e përmend edhe në Kuranin Fisnik “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” Kalem, 4.
Mes shumë këshillave theksoi : “Nëse Allahu ju ka dhuruar mirësi, çfarëdo mirësie, gjithmonë falenderoni Allahun Fuqiplotë, dhe kujdes mos veproni me mendjemadhësi, jetoni në thjeshtësi dhe me modesti pa marrë parasysh arritjet tuaja, pozitën, pasurinë, bukurinë pasiqë në një hadith transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë “Nuk do të hyjë në Xhenet kush ka në zemrën e tij sa një atom mendjemadhësi”.
Pjesa e fundit u takoi të pranishmeve për të parashtruar pyetje.
EDITOR
8 years ago
previous article
FRI uron përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës
next article
FRI – Dega Kumanovë realizoi kamping me aktivistët
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago