Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega në Tetovë organizoi piknik njëditor në Kodrën e Diellit, në Tetovë.
Ky piknik u realizua me anëtaret dhe aktivistet e FRI –s në Tetovë.
Pos aktiviteteve të lira, pikniku në vete përmbajti një program të shkurtër me disa ilahi dhe lexim të Kur’anit përfshirë edhe disa këshilla lidhur me vlerën e kohës nga Emsale Osmani, teologe.
Poashtu, në këtë piknik fjalë përshëndetëse pati përgjegjësja e Departamentit të Femrës në Tetovë, Hanife Jonuzi, e cila tregoi për qëllimin e organizimit të këtij pikniku, gjithashtu për aktivistet e reja tregoi aktivitetet që janë realizuar gjatë vitit 2016 nga Forumi Rinor Islam dhe për aktivitetet që janë në plan për ketë vit.
Pjesa tjetër e ditës ishte rekreative.