Departamenti i femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Tetovë, vazhdon me ligjëratat mujore. Këtë rradhë ligjërues ishte hoxha i nderuar Fevzi Musliu, i cili para të pranishmeve elaboroi temën “Devotshmëria, rëndësia dhe reflektimi I saj në jetën e njeriut.”


 Ligjëruesi tregoi në thellësi për kuptimin e devotshmërisë duke sjellur disa ajete nga Kurani Fisnik nëpërmjet të cilave tregoi ngjarje nga jeta e Jusufit a.s, i cili mirësitë e devotshmërisë i përjetoi në dunja. “Ndërsa Aliu r.a kur u pyet për devotshmërinë tha: Të kesh frikërespektin nga Fisniku, i Përsosuri, të veprosh me atë që është zbritur, të jesh i kënaqur edhe me pak dhe të përgatitesh për udhëtimin e madh.” Ishte ky një ndër shembujt që ligjëruesi tregoi nga jeta e sahabëve.


Pas përfundimit të ligjëratës, të pranishmet kishin hapësirë që të parashtrojnë disa pyetje në lidhje me temën në fjalë.