Categories
Lajme FRI

Departamenti i Femrës organizoi kamping në Shkup

Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, gjatë kësaj fundjave realizoi kamping veror në rrethinë të Shkupit me anëtare dhe aktiviste të reja. Kampingu zgjati dy ditë dhe si qëllim kishte njoftimin dhe afrimin mes anëtareve dhe aktivisteve të reja të këtij departamenti.
Agjenda e këtij kampingu ishte e pasur me namaze e lutje të përbashkëta, një ligjëratë nga teologeja Esma Sherifi Kurti, si dhe shumë lojëra të ndryshme rekreuese.

Exit mobile version