Në Tetovë, Mbrëmja Islame u organizua me një program të pasur, i cili u hap me lexim të Kuranit, duke vazhduar më pas me fjalë përshëndetëse. Kurse, pjesa artistike filloi me intepretimin e monologut “Aromë trëndafili”, vazhdoi më pas me interpretim ilahish dhe përfundoi me dialogun “Kandili ndriçues”.

Në Shkup, Mbrëmja Islame u hap me leximin e Kuranit. Vazhdoi poashtu me fjalë përshëndetëse, kurse pjesa kryesore e programit qe ligjërata me temë “Vetëdijesohu dhe ndero veten në këtë muaj”, ligjëruar nga Av. Rovena Tujani Klinaku, nga Shqipëria. Programi vazhdoi me interpretimin e monologut “Erdha” dhe u përmbyll me interpretim ilahish.

Mbrëmje Islame u organizua edhe në qytetin e Kumanovës. Pas fjalëve përshëndetëse, Mbrëmja filloi me recitim të disa ajeteve kuranore nga hfz. Mevlude I. Avdiu dhe më pas vijoi ligjërata e përgatitur nga teologe Sumeja Peza. Pas ligjëratës, hfz. Fexhrije Ramadani, vazhdoi me lexim të ajeteve kuranore, ndërsa mbrëmja përfundoi me këndim ilahish nga korri.

Edhe në qytetet tjera, si në Kërçovë, Gostivar e Prilep, Departamenti i Femrës organizoi programe dhe ligjërata. 

FOTO