Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam në kuadër të aktiviteteve që realizon gjatë muajit të shenjtë Ramazan organizoi edhe një ligjëratë në qytetin e Kërçovës.
Ligjëruese ishte teologeja e mirënjohur nga Tetova, Sumeje Peza. Tema që u shtjellua në këtë ligjëratë ishte “Ramazani muaj i rizgjimit”, nga e cila teologeja veçoi shumë këshilla për të pranishmet duke theksuar mënyrën e drejt si duhet kaluar ky muaj, e si duhet rizgjuar zemrat dhe shpirtërat tanë për të arritur kthjelltësi dhe pastrim nga mëkatet të bëra gjatë tërë vitit.
Ligjërata u mbajt në restorantin “Arabella” dhe pjesa e fundit u takoi të pranishmeve të cilat patën mundësi t’i parashtrojnë pyetje teologes.