Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam në kuadër të aktiviteteve që realizon gjatë muajit të shenjtë Ramazan organizoi edhe një ligjëratë në xhaminë e fshatit Cërnilishtë, në Prilep.
Ligjëruese ishte teologeja e mirënjohur nga Tetova, Sumeje Peza. Tema që u shtjellua në këtë ligjëratë ishte “Vlera e lutjes”, nga e cila teologeja tregoi për rëndësinë, fuqinë e lutjes duke përmendur shumë ajete kuranore dhe hadithe të Muhamedit a.s.
Pjesa e fundit u takoi të pranishmeve të cilat patën mundësi t’i parashtrojnë pyetje teologes.