Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup realizoi piknik njëditor në kuadër të shkollës verore nën moton “Me rini të edukuar drejt qëllimit të synuar”. Pikniku u realizua në parkun e Sarajit, ndërkaq të pranishme ishin pjesëmarrëset e shkollës verore.
Përgjegjësja e Departamentit të Femrës Isra Sherifi Idrizi i përshëndeti të pranishmet me fjalim dhe me disa këshilla.
Pikniku kishte karakter rekreativ me ç’rast nuk munguan edhe lojërat e ndryshme sportive dhe argëtuese. Gjithashtu bashkarisht u fal namaz, diskutuan disa tema nën udhëheqjen e përgjegjëses së Departamentit të Femrës, Zubejda Murtezi dhe të pranishmet shprehën ide të ndryshme për përmirësimin e shoqërisë në përgjithësi dhe të edukimit në veçanti.
Categories