Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup realizoi program në Info – Qendrën, në Shkup. Program ky i cili është pjesë e aktiviteteve që realizohen në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s”.

Fillimisht të pranishmet i përshëndeti përgjegjësja e Departamentit të Femrës, Dega Shkup, Isra Sherifi e cila tregoi për qëllimin e kësaj fushate duke theksuar: “Qëllimi i kësaj fushate është rikujtimi apo edhe ringjallja e disa vlerave të kësaj figure brenda kësaj shoqërie. Muhamedi a.s është porsi lulja e shkretëtirës e cila lëshon aromë edhe tani si katërmbëdhjetë shekuj më parë.”

Ligjëruese në këtë program ishte Sumeje Peza, e cila para të pranishmeve ligjëroi mbi temën “Të jesh i dashur nga më i Dashuri i njerëzimit”. Tregoi për veprat të cilat duhet vepruar për të qenë i dashur nga Allahu dhe i dërguari i Tij, mes të cilave përmendi, sinqeritetin, ruajtjen e amanetit, si dhe sjelljen e mirë me fqinjët.

Nga konkursi i memorizimit të dyzet haditheve të Imam Neveviut, pas paraqitjes së disa vajzave dhe vlerësimit nga komisioni, në këtë program u shpall fituesja e cila ishte dymbëdhjetë vjeçarja nga Shkupi, Merjem Ibraimi, të cilës iu dhurua një dhuratë modeste nga përgjegjësja e DF – Shkup.

Pjesë e programit ishin edhe disa ilahi si dhe një monolog për jetën e Muhamed Mustafasë.

anigif