Categories
Lajme

Deputetet turke me shami, në albumin e deputetëve

Fotot e deputeteve të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, janë ndryshuar menjëherë edhe në albumin e fotove të kuvendit popullor të Turqisë.
Pesë deputetet e partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, të cilat kanë vënë shaminë menjëherë pasi kryen obligimin e Haxhit, kanë kërkuar ndryshimin e fotove të tyre në albumin përkatës të kuvendit popullor të Turqisë, për ti zëvendësuar fotot e vjetra me foto ku ato shfaqen tashmë me shami në kokë.
Pas kësaj kërkese, fotot e pesë deputeteve janë ndryshuar menjëherë në album. Pesë deputetet në fjalë, morën pjesë me shami në kokë në seancën e asamblenë e përgjithshme të kuvendit që u mbajt në tetor. /ardhmeriaonline/

Exit mobile version