Ali Ahmeti, Menduh Thaçi,  Rafet Mominoviq i, Fijat Canoski ndër deputetët me më shumë mungesa të arsyeshme. Goran Sugarevski, Jordan Paçkov,  Oliver Spasovski dhe Radmilla Sheqerinska ndër deputetët që kanë parashtruar më shumë pyetje deputetësh.  Ndërsa Ivon Veliçkovski nga PL ka parashtruar më tepër projekt ligje (4), pas tij radhiten Ilija Dimovski (3), Sillvana Boneva  (3) dhe Rexhail Ismaili (3).
Ndërkohë që listën e deputetëve që kanë parashtruar më shumë amendamente e kryeson Vesna Bendevska 240, ndërsa pas saj radhiten thuajse të gjithë deputetët e PDSH-së me me 218 amendamente që kanë të bëjnë kryesisht me projekt buxhetin për vitin 2014.
Në  seancat plenare më së shumti për diskutim është paraqitur Samka Ibrahimovski 49 herë, pas tij radhiten edhe disa deputetë tjerë opozitarë si marjanço Nikollov  42, Ivo Veliçkovski 28 Cvetanka Ivanova 26.
Rekord në replika ka shënuar Marjanço Nikollov i LSDM-së gjithsejtë 78 dhe pas tij me 55 vjen Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së.
Bekim Fazliu, kryeson me intervenimet procedurale, gjithsejtë 38, pas tij radhiten Sillvana Boneva me 9, Igor Ivanovski me 7 dhe Nexhati Jakupi me 5 intervenime procedurale.
Deputetët që nuk kanë diskutuar asnjëherë në seancat plenare janë gjithsejtë 33, në mesin e  tyre edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ai i PDSH-së Menduh Thaçi dhe i PRSD-së Tito Petkovski.
Deputeti im është publikim i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  që botohet tradicionalisht  për herë të 13-të.  Publikimi i fundit përfshin periudhën prej muajit korrik deri më 31 dhjetor të vitit 2013.  /Alsat-M/