Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë në vazhdën e aktiviteteve të saj për muajin ramazan po realizon edhe Shportën e Ramazanit, që bashkorganizohet me shoqatën edukative “Vllaznia” në Kumanovë. Ky aktivitetet po bëhet në “Musli Market” dhe këtë vit edhe në “STC Selman Turizëm” në Kumanovë.
Deri më tani janë shpërndarë gjithsej 340 shporta ramazani. Të njëjtat u janë dhënë kategorive nevojtare në qytetin e Kumanovës. Ditëve në vijim do të bëhen edhe shpërndarje të tjera në vendbanime të tjera.
Çdo shportë ka kushtuar 300 denarë dhe në të kanë qenë të futura gjësendet themelore ushqimore e sanitare për amvisëri.

10444719_798972466803789_6385790960623024060_n
“Shporta e Ramazanit” – Kumanovë

10530708_798972483470454_1340940122659449927_n
“Shporta e Ramazanit” – Kumanovë

10404083_798972486803787_1271046403554375439_n
“Shporta e Ramazanit” – Kumanovë