Forumi Rinor Islam – Dega Shkup filloi me ciklin e ri të ligjëratave fetare nën moton “Deri sa ta ndryshojmë veten!”, duke realizuar edhe ligjëratën e parë me temë “Bindja ndaj Zotit, kurora e lumturisë” në Qendrën Edukative Rinore në Shkup.

Takimi filloi me fjalë përshëndetëse të nikoqirit të aktivitetit, kryetarit të FRI – së Dega në Shkup, Afrim Demiri, i cili falënderoi dhe u dëshiroi mirëseardhje ligjëruesit dhe të pranishmëve në ligjëratën në fjalë.

Para nxënësve dhe studentëve, ligjëratën e prezantoi ligjëruesi i mirënjohur i Shkupit, teologu Fevzi Musliu, i cili theksoi se pikënisja e çdo pune apo aktiviteti duhet të jetë me bindjen e pastër e të fuqishme ndaj Krijuesit të Gjithësisë, Allahut Fuqiplotë.

Shkup, 07.11.2022