Categories
Të tjera

Dernikaj: Qyteti nëntokësorë dhe mrekullia arkeologjike në Turqi (FOTO-VIDEO)

Me shekuj është fshehur nga sytë e publikut, kurse në vitin 1963, Dernikaj është zubluar një vepër magjike që është kulmi i inxhinierisë botërore. Ky qytet nëntokësor rreth 85 metra nën sipërfaqen e tokës është vendi ku mund të jetojnë deri në 20000 banorë, përcjell albtime.com.
Sipas banorëve të Repartit për kulturë të Turqisë, ky qytet nëntokësorë ka qenë i ndërtuar nga ana e Frigjicëve, një popull indoevropian i kohës antike, kurs enë periudhën mes shekullit të tetë dhe të shtatë para erës sonë, kurse i njëjti supozohet se ka qenë i zgjëruar në periudhën bizantine.
Gjatë periudhës Perse, qyteti ka shërbyer si lagje e refugjatëve, kurse më pas si strehimore nga invazioni i Romakëve dhe Arabëve. Gjithashtu qyteti ka ofruar mbrojtje nga verat e nxehta dhe dimrat e ftohtë në Anadolli, kurse qyteti përfundimisht është lëshuar në periudhën e Perandorisë Osmane.

Dernikaj gjendet në Vilajetin Nevshehir në pjesën qëndrore të Anadollisë në Turqi. Sipas burimeve historike, qyteti ka qenë i perandorisë Medijke, mbretëria e parë iraniane e cila prej fundit të shekullit 8 deri në mesin e shekullit 6 para erës sonë është shtrirë në territorin e Iranit të madh, Mesopotaninë Veriore dhe pjesën lindore të Azisë së Vogël, njofton albtime.
Ky qytet impresionues nuk është zbulimi i vetëm arkeologji në Turqi. Në afrësi të madhe të tij janë gjetur edhe disa qytete tjerë nëntokësorë, respektivisht 200 qytete prej të cilëve së paku 40 janë nëntokësorë dhe kanë nga deri në 3 kate nëntokësore. Dernikaj është “qyteti” më i madh  kurse tunelet nëntokësore e lidhin me edhe katër qytete tjera.
Së bashku të gjitha këto qytete mund të strehojnë deri në 100000 persona. I gjithë rajoni është i mbushur me mrekulli arkeologjike, siç janë piramidat natyrore, qytetet nëntokësore, qytetet e ndërtuar me gurë, kurse i gjithë ky rajon quhet Kapadokija.
Dernikaj ose i njohur ndryshe si “Pusi i thellë” i njohur si qyteti nëntokësor në Kapadoki ka 18 kate që çojnë në thellësi deri në 85 metra nën sipërfaqen e tokës. Nëpër qytet rrjedh një ujë i pijshëm, ka disa sisteme ventiluese, banesa vetjake, shitore, dhoma komunale, puse, varreza, si dhe dalje të veçanta për arratisje. Në qytet është gjetur edhe një shkollë, si dhe dhoma të veçanta ku janë ruajtur kafshët.
Deri më tani janë gjetur 52 hapje  për ajrosje, kurse njoftohet se jo të gjitha burimet e ujit kanë qenë të lidhur me sipërfaqn e tokës, me siguri nga frika se nëpërmjet ujit kanë mundur të helmohen.
Ajo që është më e rëndësishme është se ky qytet historik është i hapur për vizitorët, edhe pse ata kanë qasje vetëm te disa pjesë të këtij qyteti. Pjesa më e madhe e hyjrneve janë tunele që janë shumë të ngushta dhe gjatë derpëtimit në to duhet të kihet kujdes, kurse edhe kjo ka qenë e planifikuar për arsye mbrojtëse.
Hyrja ka qenë e mbrojtur me një deri masive në formë të rrumbullakët, kurse secili kat ka pasur derë të veçantë. /albtime

 

Exit mobile version