Categories
Lajme FRI

Derri dhe urtësia e ndalimit të ngrënies së tij

 
Lexova një artikull që përmblidhte shkurtimisht një libër që ka përpiluar një shlencëtar perendimor në të cilin flet për derrin. Autori i librit thotë: “Derri është një kafshë që ha bar dhe mish. Të gjithë fetë e ndalojnë ngrënien e tij. Natyra e tij është natyra më e shëmtuar. Në të gjenden marrëzia, papartërtia, imoraliteti, madje edhe me nënën e tij. Ushqimi më i dashur i tij jane pisllëqet, minjtë e ngordhur etj. Nëse e vendos derrin ne nje vend te paster prane te cilit gjenden gjëra të papastra, do të shohësh se si do të rrokulliset në to. Kjo është natyra e derrave. Vezët e krimbave që gjenden në mishin e tij janë një rrezik i madh per njeriun. Nëse ky mish zien një orë të plotë, përsëri nuk e shpeton njeriun nga rreziqet e tij.”
Thashë me vete ‘Subhanallah’. Shumë sëmundje dhe krimba të rrëzikshëm jetojnë në qelizat dhe mishin e tij. Këto krimba janë të imunizuar. Nëse ky mish zihet në menyrë të rëndomtë apo piqet në mënyrë sipërfaqësore, këto larva nuk vdesin. Por që të vdesin keto larva nga mishi i derrit nevojitet një një ftohje 30 gradë celzius nën zero ose të zihet më shumë se një orë.
Zoti ynë i Lartëmadhëruar e ndaloi këtë mish për shumë urtësi dhe këto janë disa prej tyre. Autori i librit thotë se detyra e kësaj kafshe është pastrami i tokës nga coftirat, pisllëqet dhe gjerat e papastra. Kjo është detyra e saj, por ja që disa njerëz atë e bëjnë ushqimin e tyre të pare.
Kur Allahu e ndalon diçka, dije se në atë ndalim ka motiv shkencor mes rezultateve dhe motivit të ndalimit. Cilido mish të mbushur me krimba dhe larva nëse e zien ne mënyrë të rëndomtë ose e pjek atë në mënyrë sipërfaqësore, krimbat e saj nuk vdesin, prandaj kur perhapen semundjet në vendet që konsumohet mishi i derrit, ajo është një gjë shumë normale. Madje, nga gjashtë shkaqet e vdekjes, njëra prej tyre është edhe ky krimb, i cili jeton në qelizat e derrit.
Yndyrat që gjenden në këtë kafshë, kanë përqindje të lartë të kolesterolit, keshtu që infarkti dhe arteroskleroza janë tetë fish më shume  në shtetet që konsumojnë kete mish dhe janë më të pakta në shtetet që nuk konsumojnë këtë lloj mishi. Perms këtij artikulli dëshiroj që muslimani ta dijë se përse All-llahu i Lartësuar e ka ndaluar mishin e derrit.
All-llahu i Madhërishem i ka ndaluar gjerat e pista dhe i ka lejuar gjerat e mira. Pra, ajo që është e mire për shpirtin, ajo është e lejuar, ndërsa ajo që e shkatërron trupin dhe mendjen është e ndaluar.
Sidoqoftë, motivi i çdo urdhri hyjnor mjafton qe ai është urdhër hyjnor nga ana e Allahut. Pas një debate te gjatë mes dy dijetarëve muslimanë rreth urtësisë se ndalimit të mishit të derrit njeri prej tyre, i cili ishte më i arsyeshëm, tha: “Nga ky debat i gjatë mjafton të më thuash:  Allahu e ka ndaluar atë”.
Dr. Muhamed Ratib En-Nabulsi

Exit mobile version